Ballina Ekonomi

Ndërtimi i mbikalimit të Shkozës, devijohet trafiku në Unazën Lindore

TIRANË, 4 mars/ATSH/ Në kuadër të zbatimit të projektit në Unazën Lindore Loti 3, në datat 6 deri më 12 mars do të kryhen punimet e fundit për ndërtimin e mbikalimit të Shkozës, ku do të bëhet montimi i trarëve të këtij mbikalimi.

Përmes një njoftimi për shtyp, Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi se për kryerjen e këtyre punimeve do të bëhet devijimi i trafikut sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut.

Konkretisht, trafiku që vjen nga rrethrrotullimi i Shkozës në drejtim të Farkës do të devijohet në drejtim të rrugës “Ali Shefqeti”; trafiku që vjen nga Farka në drejtim të Tiranës (nëpërmjet Unazës) do të devijohet në rrugën e vjetër të Farkës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur se ka marrë të gjitha masat për kufizimin e kantierit ku do të kryhen punimet, si dhe vendosjen e sinjalistikës provizore për të orientuar përdoruesit e rrugës.

“Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këto ndërhyrje që po kryhen në këtë aks deri në përfundimin e plotë të këtij projekti”, thuhet në njoftimin për shtyp.

/m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMuzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë, mbi 3 mijë vizitorë në dy muaj
Artikulli tjetërRama: Loti 5 në Unazën e Madhe të Tiranës po merr formë dita-ditës