Ballina Flash

Programi i Kodimit, deri tani 2005 aplikime

TIRANË, 3 mars/ATSH/ Në Programin e Kodimit për të rinjtë, i hapur në janar të këtij viti, deri tani kanë aplikuar 2005 të rinj.

Sipas një njoftimi të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, në Programin e Kodimit janë regjistruar deri tani 2005 aplikime, nga të gjithë ata që synojnë ta orientojnë karrierën e tyre në profile të sigurta për të ardhmen në tregun e punës.

Të rinjtë mund të aplikojnë në disa programe si: kodim, robotikë, elektronikë, realitet virtual, shkencë të dhënash, siguri kibernetike, dizajn softuerësh, zhvillim aplikacionesh, programim kompjuterik, inteligjencë artificiale.

Programi i kodimit përveç subvencionimit do të ofrojë dhe ndërlidhje me tregun e punës, për të thjeshtëzuar bashkëveprimin mes profilizimit të të rinjve e tregut të punës si dhe për të mundësuar oferta punësimi për të rinjtë me paga të krahasueshme me tregun ndërkombëtar, menjëherë pas përfundimit të kursit.

Subvencionimi nga ana e qeverisë shkon deri në 50 % të kostos, ndërsa për disa kategori më vulnerabël shkon deri në 100 %.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – OKB: Mbi një milion lloje të florës dhe faunës së egër kërcënohen me zhdukje
Artikulli tjetërMeta: Rama kërkon të marrë edhe vulën e PD-së