Ballina Bota

HELSINKI – Nis puna për ndërtimin e murit në kufirin me Rusinë

HELSINKI, 28 shkurt /ATSH-DPA/ – Finlanda ka nisur puna për ndërtimin e murit në kufirin lindor me Rusinë.

Ajo filloi dje, me heqjen e pemëve në të dy anët e postës kufitare të Imatrës dhe tre kilometra gardh do të ngrihet për të provuar nëse do t’i rezistojë ngricave të dimrit apo një fluksi të mundshëm masiv të njerëzve nga Lindja. .

Kjo pjesë e parë e murit të testimit duhet të jetë gati në qershor.

Në nëntor, mes tensioneve në rritje me Rusinë për pushtimin e saj në Ukrainë, qeveria finlandeze paraqiti një plan për të siguruar kufirin e saj me një gardh 200 kilometra në kufirin e saj total prej 1300 kilometrash: mbi tre metra me tela me gjemba, kamera për shikimin e natës dhe drita. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBujqësia, potencial në programin europian për shkëmbimin e sipërmarrësve të rinj
Artikulli tjetërTuristët që vizitojnë Shëngjinin, akses në një qendër të re informacioni turistik