Ballina Flash

Kosova e pavarur në vizatimet e nxënësve, Kushi: Krenare për mesazhet

TIRANË, 17 shkurt/ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit uroi 15-vjetorin e pavarësisë së  Kosovës me një album të vizatimeve të fëmijëve të shkollave, me tematikën e kësaj feste.

“Në këtë ditë të shënuar, zgjodha të uroj vëllezërit dhe motrat tona në Kosovë me disa nga punimet e realizuara nga nxënës të shkollave nga e gjithë Shqipëria.

Ndihem krenare për mesazhet kuptimplotë që përcjellin nxënësit tanë nëpërmjet talentit të tyre dhe është detyra jonë e përbashkët që të ushqejmë tek ata ndjenjat e atdhedashurisë, vëllazërisë dhe krenarisë kombëtare”, shkroi Kushi në rrjetet sociale.

Të gjitha këto punime të nxënësve të shkollave të Shqipërisë, do të jenë pjesë e një ekspozite të përbashkët, e cila do të çelet më datë 21 shkurt në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, në Prishtinë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHohmann: BE, mbështetje arsimit dhe trashëgimisë kulturore
Artikulli tjetërNJU JORK – OKB drejt votimit të rezolutës për Ukrainën në përvjetorin e pushtimit