Ballina Aktualitet

Sulmi ndaj grupit të xhirimit, OSBE: Përgjegjësit të vihen përpara drejtësisë

TIRANË, 14 shkurt/ATSH/ Prezenca e OSBE-së në Tiranë dënoi sot sulmin e javës së kaluar të ushtruar ndaj një grupi xhirimi të televizionit Top Channel, që hetonte një rast paligjshmërie në afërsi të Niklës, në qarkun e Durrësit.

Në një postim në rrjetet sociale, OSBE thekson se “sulmi i javës së kaluar i 3 burrave të armatosur kundër ekipit investigues të televizionit Top Channel në Shqipëri është shumë shqetësues. Për shkak të natyrës së punës së tyre, gazetarët përballen me rreziqe të mëdha. Ata kanë nevojë të mbrohen”.

OSBE i bën thirrje autoriteteve të vënë përpara drejtësisë të gjithë përgjegjësit e këtij sulmi.

Ekipi i Top Channel u vu nën shënjestrën e tre personave të armatosur, teksa po raportonte gërryerjen e paligjshme në shtratin e lumit.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShën Valentini, shenjtori mbrojtës i të dashuruarve
Artikulli tjetërFOKUS – SHBA: Një vit pas fillimit të luftës ruso-ukrainase jemi më të bashkuar se kurrë