Ballina Flash

Tirana zbukurohet për Shën Valentin

TIRANË, 11 shkurt/ATSH/ Për festën e Shën Valentinit, bashkia e Tiranës ka menduar që të sjellë diçka të veçantë për ditën e të dashuruarve.

Bashkia e Tiranës është zbukuruar edhe vetë me simbolin e kësaj dite, zemrat e kuqe.

Një balonë gjigande me zemra ndodhet përpara bashkisë, ndërkohë që ato kanë “pushtuar” pothuajse gjithë fasadën.

Zbukurimet janë realizuar edhe në zona të ndryshme të qytetit.

/K.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Erdogan: Turqia po përballet me një nga fatkeqësitë më të mëdha të historisë së saj
Artikulli tjetër​Ekipet e FSK-së vazhdojnë kërkim-shpëtimin në Turqi, ministria e Mbrojtjes e gatshme për ndihmë shtesë