Ballina Aktualitet

Konsullata në Stamboll: Qytetarët shqiptarë në zonat e tërmetit të kontaktojnë në numrat e emergjencës

TIRANË, 6 shkurt /ATSH/ Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Stamboll ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe popullit turk për humbjen e njerëzve të dashur nga tërmeti që ra në zonën lindore të Turqisë ku janë prekur 10 provinca.

“Ekipet e shpëtimit dhe emergjencave ndodhen në terren duke vijuar punën pa ndalim për ti ardhur në ndihmë qytetarëve. Të mbijetuarve të kësaj tragjedie i urojmë shërim sa më të shpejtë”, shkruan Konsullata në postimin e saj në rrjetet sociale.

Konsullata i bën thirrje qytetarëve shqiptar që ndodhen në këto zona të kontaktojnë në numrat e emergjencës në Stamboll: +90 539 656 6219 dhe Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Ankara në: +90 549 561 1985.

/gj.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTërmeti në Turqi, Veliaj: Solidaritet mes dy kombeve tona
Artikulli tjetërFOKUS – BE dërgon ekipe shpëtimi në Turqi pas tërmetit