Ballina Flash

Terapi e re molekulare kundër kancerit të gjirit

ROMË, 27 janar /ATSH-ANSA/ – Një strategji premtuese terapeutike është zhvilluar në Institutin Kombëtar të Tumoreve ”Regina Elena” (IRE) kundër kancerit të gjirit ”trefish negativ”, nënlloji më agresiv i kancerit të gjirit që shpesh prek pacientët ende të rinj.

Rezultatet e studimit të kryer nga një grup i drejtuar nga Annamaria Biroccio, i Njësisë Translational Oncogenomics, u publikuan në revistën ”Embo Molecular Medicine”.

Studiuesit demonstruan se administrimi i një mikroRNA specifike (miR-182-3p) tek minjtë pengon proteinën telomerik TRF2, përgjegjëse për përparimin e tumorit dhe kështu bllokon përparimin e sëmundjes.

“Në të ardhmen e afërt kjo strategji shumë inovative mund të ofrojë një mundësi për të kuruar ato tumore, të tilla si kanceri i trefishtë negativ i gjirit, për të cilin nuk janë aktualisht të disponueshme terapitë efektive molekulare”, specifikon Gennaro Ciliberto, drejtor shkencor i IRE-s./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProgrami IPARD III, masë të veçantë për mbështetjen e pyjeve
Artikulli tjetërDhuka: Negociatat, mundësi e shkëlqyer për transferimin e standardeve të BE-së