Ballina Ekonomi

ARRSH: Qarkullim pa probleme në Dardhë dhe zonat malore turistike

TIRANË, 24 janar /ATSH/ Gjatë ditëve të fundit vendi është përfshirë nga reshje intensive shiu dhe dëbore kryesisht në rajonin verior.

Grupet e punës dhe kontraktorët kanë qenë në terren dhe në gatishmëri të plotë për pastrimin e rrugëve nga ngricat dhe rënia e inerteve në akset rrugor për të siguruar një qarkullim normal dhe pa probleme për drejtuesit e mjeteve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka informuar se, “në Dardhë rrugët janë të pastra pa prezencë bore dhe qarkullimi kryhet normalisht edhe drejt zonave malore turistike”.

Moti i keq që përfshiu vendin këtë javë angazhoi të gjitha strukturat qendrore dhe vendore për t’u ardhur në ndihmë çdo banori të rrezikuar, sikundër për të monitoruar situatën e përmbytjeve.

/j.p/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIPARD III, grant 60% të investimit për diversifikimin e fermave
Artikulli tjetërPrezantohet Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe, sprovë e bukur mes nxënësve