Ballina Bota

UELLINGTON – Zelanda e Re do të drejtohet nga dy persona

UELLINGTON, 22 janar /ATSH-DPA/ – Zelanda e Re do të drejtohet nga një ekip i ri prej dy personash, me Chris Hipkins të konfirmuar si kryeministër i ri të dielën.

Kryeministrja në largim Jacinda Ardern njoftoi dorëheqjen e saj të papritur.

Hipkins, i vetmi kandidat për postin, do të betohet si kryeministër të mërkurën, tha ai në një konferencë shtypi të dielën.

Zëvendës i tij do të jetë Carmel Sepuloni, personja e parë e etnisë Pasifika në vend që mban këtë post. Ajo merr detyrën nga ministri i Financave Grant Robertson.

Sepuloni hyri në Parlament në vitin 2008, duke u bërë ligjvënësja e parë i Zelandës së Re me prejardhje Tongane.

“Dua të pranoj rëndësinë e kësaj për komunitetin tonë Pasifika. Unë jam një Tongane dhe Europiane dhe përfaqësoj breza të Zelandës së Re me prejardhje të përzier,” tha ajo. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNoeli 3-vjeçar kthehet në normalitet, pas një ndërhyrje kirurgjikale komplekse
Artikulli tjetërBalluku: Agroturizmi i Marinës në Belsh, nukël i turizmit vendas