Ballina Flash

Ushtarët e Kosovës trajnohen në Shqipëri

PRISHTINË, 20 janar/ATSH/ Komandot e rinj të FSK-së trajnohen me vëllezërit e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për njësitë elitë të forcave.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shkruar në Facebook se pas rreth 14 javësh trajnimi intensiv, kandidatët për beretën blu “komando”, realizuan sot me sukses përfundimin e kursit me të njëjtin emër.

“Komandot tona, gjatë këtij kursi tejet sfidues treguan aftësitë e nevojshme fizike dhe psikologjike për të shërbyer në detyra dhe operacione të vështira duke demonstruar veprime luftimi me armatim dhe veprime trup me trup. Pjesë të programit të këtij kursi ishin vrapimet të shtigje të gjata me pajime, mbijetesë, alpinizëm në terrene tepër të thepisura shkëmbore, njohuri armatimi dhe qitje me ngarkesë. Mirënjohje dhe falënderim për Batalionin Komando dhe urime për të gjithë beretat blu. Së bashku jemi gjithmonë më të fortë”, ka shkruar ai. /Kosovapress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMPB: Po vazhdon hapja e kanaleve për rrjedhje të ujit në komunat që ka përmbytje
Artikulli tjetërMJEDIS – Pyjet e Amazonës humbën “3 000 fusha futbolli në ditë” në vitin 2022