Ballina Bota

ZELANDA E RE – Kryeministrja Ardern jep dorëheqjen

UELLINGTON, 19 janar /ATSH-DPA/ – Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka njoftuar se do të largohet nga posti deri më 7 shkurt.

Ardern e bëri sot njoftimin surprizë gjatë konferencës së saj të parë për shtyp të vitit 2023.

“Unë e di se çfarë kërkon kjo punë dhe e di që nuk kam më mjaftueshëm naftë në serbator. Është kaq e thjeshtë”, tha ajo figurativisht.

“Ne japim gjithçka që mundemi për aq kohë sa mundemi’’, theksoi Ardern.

Dorëheqja e saj do të hyjë në fuqi me emërimin e një kryeministri të ri.
Një votim i grupit parlamentar për të zgjedhur një udhëheqës të ri të Partisë Laburiste do të zhvillohet të shtunën.

E zgjedhur kryeministre në vitin 2017 në moshën 37-vjeçare, Ardern është një nga gratë më të reja në krye të qeverisë në botë, dhe e dyta që është bërë nënë ndërsa është ende në detyrë./ /a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Bluzat e bardha të gjeneratës së re, të shpërndarë në qendrat e rindërtuara shëndetësore
Artikulli tjetërMEDIA – BTA hap Klubin Kombëtar të Shtypit