Ballina Flash

MEDIA – BTA hap Klubin Kombëtar të Shtypit

SOFJE, 19 janar /ATSH-BTA/ – Agjencia Bullgare e Lajmeve (BTA) hapi një tjetër klub kombëtar shtypi në Karxhali.

Ceremonia u hap nga drejtori i përgjithshëm i BTA Kiril Valçev, ndërsa morën pjesë guvernatori i rajonit të Karxhalit, Daniel Delçev, kryetari i Këshillit komunal Jusein Ahmed, si dhe autoritetet shtetërore dhe lokale, drejtues të institucioneve të ndryshme, gazetarë dhe të ftuar.

Klubi i shtypit është i pari nga grupi i fundit i klubeve kombëtare të shtypit që do të hapen në vitin 2023 në qytetet rajonale të Bullgarisë.

Aktualisht BTA nuk kishte klube kombëtare shtypi vetëm në Karxhali, Smolyan, Razgrad, Pernik dhe Montana.

”BTA ka qenë në Karxhali për gati gjysmë shekulli”, theksoi drejtori i përgjithshëm Kiril Valçev.

“Është krejt logjike që Karxhali, qyteti i Ardës, që është qendra më e madhe administrative, industriale, tregtare dhe kulturore e Rodopit Lindor, të ketë prezencë mediatike të BTA-së”, tha Valçev.

Klubi i shtypit i BTA në Karxhali, do të jetë jo vetëm vend për konferenca për shtyp, por edhe për ngjarje, e para prej të cilave do të jetë një konferencë kushtuar Fondeve të Kohezionit në kuadër të Bashkimit Evropian, e organizuar nga BTA së bashku me Komisionin Evropian.

“Kuptimi i punës së BTA nuk është vetëm të informojë për ngjarjet e ditës, por në fakt të lërë dëshmi për kohën. Me këtë klub për shtyp, njerëzit në Karxhali do të lënë më shumë dëshmi të tilla”, komentoi Valçev.

Valçev vuri në dukje se në dy vitet e fundit, BTA ka dyfishuar klubet e saj të shtypit.

“Ne kemi katër klube kombëtare shtypi jashtë Bullgarisë, në Shkup, Bukuresht, Taraklia dhe Bosilegrad”, tha drejtori i përgjithshëm i BTA-së./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZELANDA E RE – Kryeministrja Ardern jep dorëheqjen
Artikulli tjetërARRSH: Problematika në veri, kontraktorët në terren për mirëmbajtjen e akseve rrugore