Ballina Ekonomi

Gonxhja: Nis rikualifikimi i qendrës së kontrollit teknik të mjeteve në Durrës

TIRANË, 19 janar /ATSH/ Qendra e kontrollit teknik të mjeteve, në Durrës po i nënshtrohet një riparimi tërësor për t’u ofruar shërbime cilësore qytetarëve në kushte komode dhe standarde të larta.
Kreu i DPSHTRR-së, Blendi Gonxhja bëri të ditur se ky investim do të financohet 100 % nga të ardhurat e vetë institucionit, falë mirëadministrimit e fuqizimit të punës gjatë 2019-2022.
Gonxhja publikoi në rrjetet sociale foto të gjendjes në të cilën ishte dorëzuar kjo qendër institucionit, si dhe të projektit se di do të transformohet ajo.
“Një godinë që e gjetëm në kushte të këqija, e që do të transformohet në një mjedis me kushte bashkëkohore pune e shërbimi për punonjësit e për qytetarët e bashkive Durrës, Krujë, Shijak e Kavajë”, tha Gonxhe.
Sipas tij, projekti adreson rëndësinë e Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Durrës, duke parashikuar zgjerimin me një linjë të re testimi, përditësim të linjave ekzistuese me pajisje e instalime IT & sigurie/kontrolli, rikualifikimin e tërë hapësirës jashtë, ku krijojmë 95 vendparkime shtesë, hijezim, ulëse, trotuare e zonë pedonale, zgjidhim aksesin duke larguar kioska e lehtësuar kalimin, shtojmë ndriçim e gjelbërim, në një sipërfaqe ndërhyrjeje prej rreth 7,500 m2.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëri-Mal i Zi, marrëveshje për njohjen e sigurimeve shoqërore
Artikulli tjetërDAVOS – Zelensky: Ukraina ka nevojë tani për tanke