Ballina Flash

Forcim i identifikimit dhe mbrojtjes së personave të trafikuar

TIRANË, 19 janar/ATSH – I. Vata/ Zëvendësministrja e Brendshme, Romina Kuko mori pjesë në takimin rajonal për forcimin e identifikimit dhe mbrojtjes së personave të trafikuar.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC), në bashkëpunim me Zyrën Kombëtare të Koordinimit Antitrafik në Ministrinë e Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrinë e Evropës dhe Punëve të Jashtme të Francës, zhvilluan më 18-19 Janar Takimin e Grupit Rajonal të Ekspertëve “Forcimi i identifikimit dhe mbrojtjes së personave të trafikuar, veçanërisht për qëllimin e kriminalitetit të detyruar, duke përfshirë kurrikulat e trajnimit në Evropën Juglindore”, REGM.

Po ashtu, Kuko tha se, në takim morën pjesë zbatues të ligjit, të cilët ndanë praktika më të mira në luftë kundër trafikimit të personave.

“Ky takim mblodhi zbatues të ligjit, prokurorë, gjyqtarë, te ngarkuar me hetimin dhe ndjekjen penale të trafikimit të personave dhe krimit të organizuar, organizata kombëtare dhe ndërkombëtare, shoqëri civile si edhe institucione nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rumania, Serbia dhe Sllovenia për të ndarë eksperiencat, sfidat, praktikat e mira”, shkroi Kuko.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDEMOGRAFI – Imigrimi i lartë çon popullsinë gjermane në një nivel rekord
Artikulli tjetërNdahet nga jeta Prof. Isuf Kalo