Ballina Bota

BRUKSEL – BE do të ngrejë një mision të ri vëzhgimi për konfliktin Armeni-Azerbajxhan

BRUKSEL, 18 janar /ATSH-DPA/ – Bashkimi Evropian do të ngrejë një mision të ri vëzhgimi për të ndihmuar në përfundimin e konfliktit në rajonin kufitar midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Përfaqësuesit e 27 vendeve anëtare të BE ranë dakord mbi planet gjatë bisedimeve në Bruksel me misionin vëzhgues që do të miratohen zyrtarisht në një takim të ministrave të jashtëm të BE javën e ardhshme.

Dy ish-republikat sovjetike kanë luftuar njëra-tjetrën për dekada me radhë për kontrollin e territorit të Nagorno-Karabakut.

‘’Objektivi i misionit të vëzhguesit është të zvogëlojë numrin e incidenteve në rajonin e konfliktit dhe kufitar, të zvogëlojë rrezikun për popullsinë që jeton atje dhe të ndihmojë në normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve’’, thanë diplomatët.

Në shtator 2022, Republika e Azerbajxhanit në Kaukazin e Jugut sulmoi Armeninë. Azerbajxhani akuzon Armeninë për provokim, të cilin fqinji i tij më i dobët ushtarak e mohon.

Luftimet e ashpra shpërthyen me më shumë se 200 të vrarë.

Diplomatët supozojnë se udhëheqja autoritare e Azerbajxhanit ka përfituar kohët e fundit nga fakti se fuqia mbrojtëse e Armenisë, Rusia, është e preokupuar me luftën kundër Ukrainës.   /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCeferin takon Çekun dhe Ademin, ja çfarë u diskutua
Artikulli tjetërMandati i Xhaçkës, Shehaj: Gjykata Kushtetuese të vendosë drejtësi