Ballina Bota

SONDAZH – BE: Polonia, mbështetësja kryesore e refugjatëve ukrainas

VARSHAVË, 17 janar /ATSH-PAP/- Qytetarët e BE-së e konsiderojnë Poloninë si mbështetësen kryesore të refugjatëve ukrainas, sipas një sondazhi të kryer në nëntë vende të BE-së.

Polonia u rendit e para, si vendi i BE-së më i përfshirë në ndihmën e refugjatëve nga Ukraina e pushtuar nga Rusia, ku 42,1 përqind qytetarë holandezë thanë se Polonia është mbështetësi kryesor i ukrainasve.

Në vendin e dytë dhe të tretë u renditën Gjermania dhe Italia përkatësisht, me 13,4 për qind dhe 11,2 për qind.

Të quajtura si vendet më pak të përfshira në ndihmën e refugjatëve ukrainas ishin, Qiproja, Danimarka, Irlanda, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Sllovakia dhe Sllovenia (secila me 0,2 përqind).

Sondazhi i kryer online u zhvillua në fund të nëntorit dhe dhjetorit me pjesëmarrjen e 1000 qytetarëve.//a.i/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBULLGARI – Nis aksioni mbarëkombëtar kundër migracionit të paligjshëm
Artikulli tjetërAkademikët e Shqipërisë dhe Kosovës nisin punën për hartimin e Enciklopedisë shqiptare