Ballina Ekonomi

Reshjet e dëborës në Korçë, Filo: Të gjitha akset të kalueshme

TIRANË, 11 janar /ATSH/ Të gjitha akset që lidhin Korçën me zonat malore janë të kalueshme pas reshjeve të dëborës në 24 orët e fundit.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo në një postim në rrjetet sociale.

“Ka përfunduar që në orët e mëngjesit edhe pastrimi nga bora i rrugës Shtyllë – Panarit në segmentin e saj më të vështirë në Mashkullorë”, tha Filo.

Rënia e temperaturave, shoqëruar me reshje shiu dhe bore kryesisht në zonat veriore dhe lindore ka krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Artistja e merituar” Zyliha Miloti feston 77-vjetorin e lindjes
Artikulli tjetërTabaku: Kthim i luftës kundër korrupsionit në prioritet kombëtar