Ballina Bota

FOKUS – SHBA: Armëpushimi i kërkuar rus është cinik

UASHINGTON, 6 janar /ATSH-ANSA/ – Propozimi i Moskës për një armëpushim 36-orësh në Ukrainë për Krishtlindjet Ortodokse është cinik dhe vetëm një përpjekje e Putinit për të fituar kohë, deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price në një konferencë për shtyp.

“Nuk ka asnjë fjalë që mund ta përshkruajë më mirë propozimin e armëpushimit sesa fjala cinik”, deklaroi Price.

”Shqetësimi ynë (…) është se rusët përpiqen të përdorin çdo qetësi të përkohshme në luftime për të pushuar, për t’u rikuperuar, për t’u rigrupuar dhe, në fund, për të risulmuar”, theksoi ai.

Armëpushimi i propozuar pritet të fillojë sot në mesditë, në ditën e Krishtlindjeve Ortodokse, sipas kalendarit Julian.

Edhe Ukraina e refuzoi armëpushimin./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Dëshmitë e aftësive profesionale për drejtuesit e mjeteve, totalisht të digjitalizuara
Artikulli tjetërTë krishterët festojnë Ditën e Ujit të Bekuar