Ballina Flash

Dita botërore e alfabetit të të verbërve

TIRANË, 4 janar/ATSH/ Çdo 4 janar kremtohet Dita Botërore e Alfabetit Braille. Alfabeti me prekje bën të mundur që edhe të verbërit të arrijnë të lexojnë, duke iu mundësuar atyre një nga të drejtat themelore të njeriut, siç është e drejta për të komunikuar.

Kjo ditë u vendos në nder të Louis Braille, francezi i cili e shpiku këtë alfabet  në fillimet e shekullit të 19-të. Braille është një kod i përbërë nga kombinimi i 6 pikave të ngritura mbi relievin e letrës. Louis Braille u frymëzua për shpikjen e tij nga një mënyrë komunikimi që përdorej dikur nga ushtarakët për të dërguar mesazhe natën.

Libri i parë në kodin Braille e pa dritën e botimit në vitin 1827.

Braille është thelbësor në kontekstin e arsimimit, lirisë së shprehjes dhe opinionit, gjithashtu edhe në aspektin e përfshirjes sociale.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMuzhaqi: Albtech, e përzgjedhur nga Huawei ndër 5 më të mirët në botë
Artikulli tjetërRikualifikimi i gjimnazit “Havzi Nela” në Kukës, drejt përfundimit