Ballina Flash

“Nata e nostalgjisë” elektrizoi Festivalin e Këngës në RTSH

TIRANË, 22 dhjetor/ATSH/ Nata e tretë e Festivalit të Këngës në RTSH solli këngë të paharrueshme për publikun, këngë të kënduara në festivalet e mëparshme dhe që kanë mbetur në kujtesën kolektive. Këngëtarë si Luan Zhegu, Aleksandër Gjoka, Eranda Libohova, Altin Goci etj. u ngjitën në skenë për të kënduar në duet me këngëtarët pjesëmarrës në garën e këtij edicioni.

Elektrizuese ka qenë edhe performanca e Kalush Orchestra, grupi ukrainas, fitues i Eurovision 2022 i cili performoi këngën “Stefania”.

Surprizë e bukur ishte edhe kthimi i Bujar Kapexhiut në skenën e festivalit, 50 vite pas festivalit të 11-të, të cilin ai e prezantoi së bashku me aktoren e ndjerë Edi Luarasi.

Sonte është nata e katërt dhe e fundit e edicionit të 61-të të Festivalit të Këngës në RTSH, ku dy juri do të japin vlerësimet e tyre për 26 këngëtarë e grupe pjesëmarrëse, ndërsa vota e publikut do të përcaktojë këngën që do të na përfaqësojë në Eurovision 2023, i cili do të mbahet në Liverpul. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalluku: Qytetarët e paguajnë energjinë me 9.5 lekë kilovatin, çmimi real 35 lekë
Artikulli tjetërIbrahimaj: Borxhi publik, nën 69 % në vitin 2022