Ballina Bota

GJERMANI – Vihet në funksion terminali i parë LNG

EMDEN, 21 dhjetor /ATSH-DPA/- Terminali i parë për importin e gazit natyror të lëngshëm (LNG), në Gjermani ka filluar te  marrë dërgesen e parë të karburantit, njoftoi operatori “Uniper”.

LNG-ja e parë u fut nga anija “Höegh Esperanza” në tubacionet e lidhura me objektin në “Wilhelmshaven” në bregun e Detit të Veriut të Gjermanisë, pas orës 9 të mëngjesit.

“Fakti që dërgesa e parë e gazit tashmë po rrjedh përmes terminalit tonë (LNG) në “Wilhelmshaven”, është një dëshmi e vendosmërisë së të gjithë të përfshirëve për ta çuar projektin përpara”, tha Holger Kreetz nga “Uniper”.

“Faza e testimit e cila tashmë ka filluar, një ditë më herët se sa ishte planifikuar, duhet të përfundojë deri në fund të shkurtit”, tha ai.

Terminali u hap të shtunën me pjesëmarrjen e kancelarit, Olaf Scholz dhe përbën një pjesë kyçe të strategjisë së Gjermanisë për t’u larguar nga karburantet fosile ruse dhe shkuar drejt burimeve të tjera të energjisë. Që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë, Rusia ka ndërprerë dërgimin e gazit përmes tubacionit nënujor në Gjermani.//a.i./

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPD, kërkesë Kuvendit për komision hetimor për udhëtimet charter
Artikulli tjetërBerisha: Akti për Teatrin Kombëtar, dhunim flagrant i vendimit të Kushtetueses