TIRANË, 13 dhjetor/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se integritetin e Kosovës e mbron një bashkësi e tërë ndërkombëtare dhe nuk ka asnjë arsye pse Shqipëria të dërgojë forca policore atje.
Në një prononcim për mediet nga selia e PS-së, Rama iu përgjigj interesimit të gazetarëve nëse Shqipëria do të dërgojë trupa policore në Kosovë, duke marr shkas nga situata në veri.
“Për çfarë arsye do ta ndihmojë Shqipëria Kosovën me forca policore dhe për çfarë arsye Kosova që është një shtet sovran demokratik duhet të ketë forca policore nga shtete të tjera në territorin e saj që është një territor integritetin e të cilit e mbron një bashkësi e tërë ndërkombëtare?”, tha Rama.
/j.p/r.e/























