Ballina Ekonomi

Në aeroportin e Vlorës, përfundojnë veprat e artit

TIRANË, 13 dhjetor/ATSH/ Në rrugën e aeroportit të Vlorës vazhdon puna me ritme për ta përfunduar brenda afatit kontraktual.

Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot se kanë përfunduar të gjitha punimet e veprave të artit, punimet për gërmimin e kasonetës dhe mbushjes së trupit të rrugës dhe ndërtimi i kanaleve kulluese dhe vaditëse.

Me një vlerë investimi prej 104 milionë euro, në periudhën 2-vjeçare të fazës së parë do të ndërtohet godina e aeroportit dhe pista, që kapin vlerën mbi 103.5 milionë dollarë.

Ndërsa në fazën e dytë, në 4 vitet e para do të zhvillohet infrastruktura suplementare e biznesit dhe turizmit, që arrijnë vlerën e investimeve me qindra-miliona euro.

Aeroporti i Vlorës do të presë udhëtime të drejtpërdrejta edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aeroporti do të shtrihet në një sipërfaqe prej 297 hektarësh. Nga këto 16.000 m2 do të jetë zona e terminalit të pasagjerëve. Parkingu i avionëve do të jetë 46.690 m2 nga të cilat 32.000 m2 do të jenë për pozicionet e avionëve (12 vendqëndrime), 2000 m2 do të jetë sipërfaqja e shërbimit zjarrfikës.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTabaku: Qeveria të marrë masa për zonat e varfra
Artikulli tjetërFOKUS – BE taksë globale prej 15% për korporatat