TIRANË, 13 dhjetor/ATSH – I. Vata/- Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku apelon që qeveria duhet të marrë masa dhe strategji zhvillimi për vendet e varfra, kryesish në veri të vendit.
Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku reagoi në lidhje me shkaqet e emigrimit të shqiptarëve.
Sipas saj, pabarazi dhe mungesa e tregut të lirë janë shkaqet kryesore të emigrimit dhe sugjeron masa nga ana e qeverisë.
“Pabarazia, mungesa e mundësive dhe tregut të lirë dhe konkurrencës janë sot arsyet kryesore të emigrimit të shqiptarëve! Qeveria duhet ta njohë këtë problem e duhet të marrë masa urgjente dhe strategji zhvillimi për zonat e varfra në veri të Shqipërisë“, shkruan Tabaku.
Duke iu referuar Albanian Stats, Tabaku publikoi hartën e listës së pagës mesatare në muaj, në dollarë sipas zonës së origjinës në Shqipëri në 2021.
























