TIRANË, 10 dhjetor /ATSH/ Puna për ndërtimin dhe zgjerimin e shëtitores së plazhit të Durrësit vazhdon me ritme të larta.
Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ndau sot pamje nga ky projekt i rëndësishëm që i shërben turizmit, por edhe banorëve që jetojnë në këtë zonë.
Sako u shpreh se, “kjo shëtitore që ndryshon tërësisht imazhin e bregdetit të plazhit të Durrësit, do të ketë jo vetëm pistën e këmbësorëve, por edhe atë të biçikletave, hapësira argëtuese për fëmijë, ndriçim dhe gjelbërim.
“Ky projekt parashikon edhe rikonstruksionin e fasadave të godinave si dhe zgjerimin e brezit të rërës”, theksoi Sako.
Lungomarja e re do të ketë 3 kilometra vijë bregdetare, me gjelbërim, parqe dhe hapësira sportive.
Në gjithë vijën bregdetare janë rreth 58 godina hotelerie me 3100 shtretër.
Projekti merr një rëndësi të madhe duke pasur parasysh se gjatë sezonit turistik, popullsia në këtë zonë rritet me 600 mijë banorë.













