Ballina Ekonomi

Mbi 8 mijë të rinj të punësuar në janar-tetor

TIRANË, 9 dhjetor/ATSH/ Aftësimi profesional është rruga e sigurtë drejt punësimit, ndaj dhe qeveria shqiptare po mbështet me politika të veçanta kualifikimin e fuqisë punëtore në përputhje me nevojat e tregut të punës.

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën të ditur se përgjatë 10 muajve të këtij viti janë punësuar 8385 të rinj, të regjistruar në zyrat e punës.

“Misioni ynë është mbështetja dhe aftësimi profesional i të rinjve duke bërë më tej të mundur punësimin e sigurt të tyre. Punojmë çdo ditë dhe përgjatë këtyre 10 muajve është mundësuar punësimi i 8385 të rinjve, të cilët u regjistruan në zyrat e punës dhe u ndërmjetësuan prej tyre”, bëri të ditur AKPA.

Sipas INSTAT-it, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2022, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 55.3 %. Ky tregues është rritur me 3.4 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2021, dhe me 0.1 pikë përqindje në krahasim me tremujorin e parë 2022.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakYjet e muzikës shqiptare në koncertin gala për 10-vjetorin e Pianodromit
Artikulli tjetërGJERMANI – Mijëra të evakuar pas gjetjes së një bombe të LIIB