Ballina Flash

Mbresa fantastike nga samiti, Shqipëria lajm kryesor në 2 ndër gazetat më të mëdha të Gjermanisë

TIRANË, 7 dhjetor /ATSH/ Samiti BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt dje në Tiranë ka pasur jehonë edhe në mediet ndërkombëtare.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot faqet e para të dy prej gazetave më të mëdha të Gjermanisë, “Frankfurter Allgemeine” dhe “Süddeutsche Zeitung”.

“Për herë të parë në histori Shqipëria merr lajmin dhe pamjen kryesore në hapësirën qendrore të faqes së parë të dy prej gazetave më të mëdha të Gjermanisë; për mirë natyrisht”, u shpreh Rama në një postim në rrjetet sociale.

“Mbresat që kemi lënë dje për Shqipërinë si vend pritës dhe Tiranën si vendngjarje, janë realisht fantastike. Tek të gjithë”, theksoi Rama.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVrojtimi i BSH-së, biznesi dhe konsumatorët rrisin besimin në ekonomi
Artikulli tjetërAksi Vau i Dejës-Kukës, instalohen 3800 rrjeta metalike