Ballina Aktualitet

Nazlie Laçi, kandidate në primare për bashkinë e Hasit

TIRANË, 18 nëntor/ATSH – I. Vata/ Nazlie Laçi prezantoi sot kandidaturën në primaret e Partisë Demokratike për bashkinë e Hasit.

Në një deklaratë për mediet, Nazlie Laçi u bëri thirrje qytetarëve  që të bashkohen dhe të bëhen zot i fateve të tyre.

Me mbështetjen e qytetarëve, Laçi tha se do tëjetë shumë e vendosur dhe e angazhuar për t’i shërbyer me përkushtim Hasit dhe hasjanëve dhe për t’i rikthyer fitoren e munguar prej shume vitesh.

Ajo tha se populli i Hasit po kalon një situatë të vështirë, pasi njerëzit kanë lënë vendin duke kërkuar një jetë më të mirë.

“Sot ndihem shumë e shqetësuar për ditët që kalon populli hasjan, gjendja e vështirë e kësaj zone, e këtyre njerëzve shumë bujarë dhe shumë punëtorë që kanë larë botën me djersën e tyre në kërkim të një të ardhme më të mirë.  E dhimbshme te flas ne ketë situate dhe të di që me dëgjojnë njerëz me shpresën e varur te emigrimi, familjare qe bijtë i kane nisur rrugëve te botës. Kjo qeveri shuajti shpresën për një të ardhme dinjitoze në këtë vend”, tha Laçi.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Shqipja standarde sot”, konferencë shkencore në Prishtinë
Artikulli tjetërBashkia e Tiranës ndërhyrje në rrugët pranë shkollave për sigurinë e nxënësve