Ballina Flash

Çuçi: Pika doganore me një ndalesë në kufirin e Qafë-Thanës

TIRANË, 14 nëntor/ATSH – I. Vata/- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi deklaroi se nënshkrimin i dy marrëveshjeve, krijimi i Taskforcës të përbashkët për të luftuar krimin e organizuar si dhe hapja e një pikë të përbashkët mes dy vende janë shumë të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në fjalën e tij në mbledhjen ndërqeveritare të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Çuçi vuri theksin te rëndësia e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Fryt i këtij bashkëpunimi, sigurisht që janë dy dokumente që kemi sjellë për të firmosur sot dhe kanë të bëjnë me një intensifikim të marrëdhënieve dypalëshe në luftën kundër krimit dhe rritjen e sigurisë së dy vendeve, si dhe një dokumenti tjetër që është i rëndësishëm për të jetësuar marrëveshjen që kemi nënshkruar për pikën e përbashkët të kalimit kufitar në Qafë-Thanë”, tha ai.

Çuçi shtoi se marrëveshja që do të nënshkruajmë ka një rëndësi të veçantë sepse krijojnë një instrument ligjor shumë të rëndësishëm në mënyrë që agjencitë ligjzbatuese të dy vendeve të kenë komoditetin për të bashkërenduar punët e tyre në aksione të përbashkëta në fushën e sigurisë dhe veçanërisht në atë të krimit të organizuar.

“Marrëveshja për krijimin e Taksforcës së përbashkët në fushën e sigurisë që do të nënshkruajmë sot krijon një hapësirë që policitë e të dy vendeve të bashkëpunojnë në mënyrë efeciente për të adresuar më mirë krimin dhe sidomos krimin e organizuar se siç duhet nuk ka as kombësi as shtetësi dhe shumë herë është më efecient se institucionet shtetërore. Kjo marrëveshje bërë të mundur pa patur nevojë për protokolle të shkëmbejmë informacione të krijojmë ekipe të përbashkëta edhe për çështje konkrete në lodhje me krimin e organizuar”, tha ai

Çuçi theksoi se dokumenti i dytë vjen për të jetësuar atë marrëveshje që kemi lehtësuar një vit më përpara për hapjen e pikës me një ndalës në kufirin e Qafë-Thanës.

“Ky është një model që ne e aplikojmë me sukses me Malin e Zi dhe me Kosovën dhe besoj se do krijojë një realitet krejtësisht të ri në qëllimin tonë për të patur një mjedis dhe lëvizje sa më të lirë të njerëzve dhe mallrave mes dy vendeve. Vizion ky qoftë i instrumentit “Open Ballkan”, qoftë i procesit të Berlinit. Shumë shpejt infrastruktura do jetë gati dhe në një të afërme pika të përbashkët do të jetë gati. Të dyja janë të një rëndësie të veçantë, por po aq e rëndësishme është dhe hapja e pikës 24 orë për lëvizjen e banorëve në të dyja anët e kufirit dhe ne jemi krejt të hapur ta diskutojmë dhe ta çojmë përpara”, tha ai.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria do i kthejë Maqedonisë së Veriut, ikonat e trafikuara
Artikulli tjetërBalluku: Korridori 8 të përfshihet në Core Network