Ballina Flash

Pikturë e re murale në Korçë, mesazh kundër dhunës ndaj gruas

TIRANË, 11 nëntor/ATSH/ Qytetit të Korçës i është shtuar një tjetër pikturë murale, e piktorit të talentuar korçar Arjol Pepi.

Kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kjo murale.

““Gruaja me Krahë” është grafika e realizuar si pjesë e projektit të Bash Art “Dhunë off – Power on” i cili erdhi si thirrje për artistët urbanë për të përcjellë mesazhe në ditët e aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore”, tha Filo.

Në këtë murale paraqitet një grua me krahë, që simbolizonin pikërisht fluturimin drejt lirisë. Kjo është muralja e tretë e piktorit të talentuar korçar Arjol Pepi që i shtohet Korçës.

Muralet janë kthyer në atraksionin më të ri turistik në disa qytete të vendit, ku syri kureshtar i qytetarëve mahnitet nga ngjyrat, ndërthurja e elementëve dhe sidomos nga mesazhet që transmeton ky art.

/k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSekuestrohen 870 kg kanabis në Berat, Nallbati: U arrestuan 11 shtetas
Artikulli tjetërFOKUS – Gjermania kërkon reduktimin e varësisë nga ekonomia kineze