Ballina Ekonomi

INSTAT: Eksportet e mallrave rritje me 37.9 % për 9-mujorin

TIRANË, 17 tetor/ATSH/ Eksportet e mallrave arritën vlerën 366 miliardë lekë, gjatë 9-mujorit janar-shtator të këtij viti, duke shënuar rritje me 37.9 %.

INSTAT publikoi sot raportin “Tregtia e jashtme” për periudhën janar-shtator, sipas të cilit grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë “minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 11.1 %, “materiale ndërtimi dhe metale” me 10,9 %, dhe “tekstile dhe këpucë” me 6.6 %.

Ndërkohë, importet e mallrave arritën vlerën 695 miliardë lekë, duke u rritur me 25.1 %, krahasuar me një vit më parë.

Sipas INSTAT-it, në nivelin e importeve kanë ndikuar pozitivisht grupet “materiale ndërtimi dhe metale” me 8.8 %, “minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 5.7 % dhe “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 5.2 %.

Deficiti tregtar, referuar INSTAT-it, arriti vlerën 329 miliardë lekë, duke u rritur me 13.4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHohmann për progresraportin e KE-së: Shqipëria ruan fokusin te axhenda e reformave të BE-së
Artikulli tjetërForcim i kapaciteteve të administratës zgjedhore, OSBE-KQZ memorandum mirëkuptimi