TIRANË, 14 tetor/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zbardhi çështjet e diskutimit të Kongresit të Partive Socialiste Europiane (PES) që do të mbahet sot në Berlin.
Pjesëmarrës në Kongresin e Partive Socialiste Europiane, Balla informon se forcat politike progresiste nga mbarë Europa mblidhen sot së bashku të diskutojnë sfidat me të cilat përballet Europa.
Sipas tij, temë e punimeve të këtij kongresi do të jetë inflacioni i luftës dhe çmimet e larta të energjisë, degradimi i sigurisë ndërkombëtare, ndryshimet klimatike dhe sfidat sociale.
/m.m/j.p/r.e/























