Ballina Flash

Kosova miraton Deklaratën Kundër Ndalimit Arbitrar

PRISHTINË, 14 tetor/ATSH/ Republika e Kosovës ka miratuar Deklaratën Kundër Ndalimit Arbitrar në Marrëdhëniet shtet me shtet, iniciativë e  Kanadasë, e cila synon që të mbrojë edhe më tutje të drejtat e qytetarëve, të cilët jetojnë, punojnë dhe udhëtojnë jashtë shteteve të tyre amë.

Me miratimin e kësaj deklarate, Kosova rreshtohet krah shteteve të përkushtuara për të drejtat e njeriut, sundimit të rendit dhe ligjit, si dhe pavarësisë së gjyqësorit.

“Me këtë deklaratë, Kosova sikurse edhe shtetet e tjera ka riafirmuar shqetësimin për përdorimin e ndalimit arbitrar nga shtetet për të ushtruar ndikim mbi qeveritë e huaja, veprim ky në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”, thuhet në një komunikatë të Presidencës.

Miratimi i kësaj deklarate është hap i rëndësishëm i përmbushjes së zotimeve të bëra nga presidentja Osmani, në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, në Samitin për Demokraci, iniciativë e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

/KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMosdeklarimi i punonjësve dhe fshehja e pagës, dyfishohet penaliteti
Artikulli tjetërSocialistët Europianë mblidhen në Berlin, Balla zbardh çështjet e diskutimit