Ballina Flash

Hoti: Derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri jonë

PRISHTINË, 12 tetor /ATSH/ Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama në KiE.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Hoti thekson se derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri jonë.

“Faleminderit Kryeministër Edi Rama për fjalën në Këshillin e Evropës. Derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri i jonë, krahas vendeve mike që kanë mbështetur përpjekjet e popullit të Kosovës për liri e pavarësi”, shkruan Hoti.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla: Shqipëria i kërkon Asamblesë Parlamentare të KiE të realizojë një rezolutë të re
Artikulli tjetërGjiknuri prezanton Majkon si drejtues politik në Kukës