TIRANË, 11 tetor/ATSH/ Në Milot ka nisur tashmë puna për ndërtimin e kampusit të ri arsimor.
Kryeministri Edi Rama ndau sot përmes rrjeteve sociale foto nga ky kantier ndërtimi, i cili do të ofrojë të tjera standarde për komunitetin.
Kryeministri tha se ky është i pari projekt i këtij lloji, që do të ndërlidhë bashkë gjimnazin dhe shkollën 9-vjeçare, duke shërbyer edhe si qendër komunitare pasditeve, i hapur për të gjithë komunitetin e zonës.
“Themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi”, shkruan Rama.
Në kuadër të programit të Rindërtimit, Kurbini ka përfituar investime mjaft të rëndësishme për ringritjen e infrastrukturës arsimore.
Paralel me fondet e vendosura nga buxheti i shtetit, në bashkinë Kurbin është investuar edhe në kuadër të programit të financuar nga BE “EU4Schools”.
/m.m/j.p/r.e/






















