Ballina Aktualitet

Çuçi: Databaza e publikuar nga hakerat s’ka lidhje me sistemin MEMEX


TIRANË, 3 tetor/ATSH/- Ministrt i Brendshëm, Bledi Çuçi deklaroi sot se lista që është publikuar nuk është pjesë e database-s të sistemit MEMEX që ka policia kriminale.

Në një prononcim për mediet nga Kuvendi, Çuçi rikonfirmoi çfarë deklaroi më herët edhe Policia e Shtetit, se databaza e publikuar nga hakerat s’ka lidhje me sistemin MEMEX dhe se ky sistem nuk është prekur.

Ministri theksoi se “ne po vijojmë hetimet me Mircrosoft dhe FBI për të zbardhur rastin”.

“ Kemi një trupë shumë të mirë nga Microsoft. Janë këtu dhe do të rrijnë shumë gjatë. Lista që është publikuar nuk është pjesë e database-s të sistemit MEMEX”, nënvizoi Çuçi për gazetarët.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakReforma territoriale, opozita propozon hartë të re me 94 bashki
Artikulli tjetërMOSKË – Operatori gjerman i magazinimit të gazit natyror në listën e zezë ruse