TIRANË, 29 shtator/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofoti sot se në 24 orët e fundit janë kryer 608 testime për COVID-19, 44 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, nuk ka pasur asnjë humbje jete dhe ka pasur 47 të shëruar.
Rastet e reja rezultuan në këto bashki: 19 në Tiranë, 4 në Gjirokastër, 3 në Sarandë, nga 2 qytetarë në Kurbin, Durrës, Vlorë, nga 1 qytetar në Kukës, Lezhë, Dibër, Mat, Klos, Fier, Roskovec, Mallakastër, Delvinë, Përmet, Skrapar, Gramsh.
Janë 509 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 5 pacientë.
Janë shëruar 47 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,929 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.
Statistika (29 shtator 2022)
Raste të reja ditore 44
Të shëruar në 24 orë 47
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 608
Testime totale 1,980,826
Raste pozitive 331,027
Raste të shëruara 326,929
Raste aktive 509
Humbje jete 3,589
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 253
Elbasan 49
Fier 43
Vlorë 37
Durrës 27
Dibër 22
Lezhë 17
Gjirokastër 17
Korçë 15
Shkodër 12
Berat 11
Kukës 6
/j.p/r.e/














