Ballina Aktualitet

Prokuroria e Tiranës, “arrest me burg” për 4 zyrtarë të Universitetit Bujqësor

TIRANË, 23 shtator/ATSH/ Prokuroria e Tiranës kërkoi sot vendosjen e masës “arrest me burg” për katër zyrtarët e Universitetit Bujqësor të Kamzës.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë përfundoi hetimet dhe kërkoi vendosjen e masës së sigurimit ‘arrest në burg’ për shtetasit: A.R. lindur në Dibër dhe banues në Qendër Kamzë; T. B., lindur në Librazhd dhe banues në Qendër Kamzë; M.M., lindur në Korçë dhe banues në Kodër Kamzë; dhe R. S., lindur në Dibër dhe banues në Kodër Kamzë.

Sipas Prokurorisë, të pandehurit me veprimet e tyre aktive dyshohet se i kanë sjellë dëm interesave të shtetit, duke përvetësuar plehrat kimike në vlera të konsiderueshme dhe duke falsifikuar dokumentacionin për hyrjen dhe daljen fiktive të këtyre inputeve bujqësore dhe plehrave kimike në magazinat e Fermës Didaktike të Universitetit Bujqësor të Kamzës.

/m.m/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSejko: BSH, çdo veprim për të ruajtur qëndrueshmërinë e inflacionit
Artikulli tjetërBRUKSEL – Von der Leyen paralajmëron pasoja për partitë e djathta italiane