Ballina Aktualitet

Balluku: Do e mbështes Veliajn për mandatin e tretë në krye të Bashkisë së Tiranës

TIRANË, 13 shtator/ATSH/ Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është shprehur mbrëmjen e djeshme në një intervistë për Euronews Albania se ka një marrëdhënie shumë të mirë me kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Balluku tha se do e mbështesë edhe personalisht Veliajn në Tiranë, për mandatin e tretë në krye të bashkisë.

“Erioni është nuni i vajzës sime. Siç më konsideron ai motër, edhe unë e konsideroj vëlla. Njihemi para se të ishim në politikë. Erioni ka shkëlqyer në drejtimin e Bashkisë Tiranë dhe ka mbështetjen tonë, të Partisë Socialiste edhe për mandatin tjetër. Të tjerat janë saga politike. Takohemi madje dhe fundjavave për mëngjesin bashkë. Jemi shokë të mirë dhe gjithë kjo telenovela mediatike shërben vetëm për lajme, po nuk ka asnjë bazë të vërtetë. Do bëj punën time për të ndihmuar Erionin në Tiranë, sidomos në zonën e Kombinatit ku kam kontribuar”, u shpreh Balluku.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIsh-Piramida, qendër dedikuar teknologjisë e inovacionit
Artikulli tjetër​Presidentja hungareze vizitë në Kosovë