Ballina Flash

​Presidentja hungareze vizitë në Kosovë

PRISHTINË, 13 shtator /ATSH/ Me ftesë të presidentes Vjosa Osmani, sot për vizitë zyrtare në Kosovë do të vijë presidentja e Hungarisë, Katalin Novak.

Ajo do të pritet në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në orën 09:00.

Ceremonia e pritjes nga presidentja Osmani do të mbahet në sheshin “Ibrahim Rugova”, ku do të pritet me gardën ceremoniale në orën 09:20.

Pas takimit, të dyja presidentet do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Katalin Novak në mars të këtij viti u zgjodh presidentja e parë femër e Hungarisë me mandat pesëvjeçar, duke mposhtur rivalin e saj të opozitës, ekonomistin Peter Rona.

Novak, 44-vjeç, është një mbështetëse besnike e kryeministrit populist Viktor Orban dhe më parë ka shërbyer si ministre e Rinisë dhe Familjes.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalluku: Do e mbështes Veliajn për mandatin e tretë në krye të Bashkisë së Tiranës
Artikulli tjetërNdahet nga jeta Hetem Qerimaj, mjeshtri i violinës