Ballina Aktualitet

Ambasada e SHBA: I shprehim vlerësimin tonë Gledis Nanos

TIRANË, 31 gusht /ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë reagoi sot pas shkarkimit të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Ambasada e SHBA shprehu në një postim në rrjetet sociale vlerësimin për Gledis Nanon.

Ambasada e SHBA theksoi se Nano ishte një partner i fortë i SHBA si drejtor i Policisë së Shtetit dhe më parë, si drejtor i Zyrës kundër Terrorizmit.

“I shprehim vlerësimin tonë Gledis Nanos, i cili ishte një partner i fortë i SHBA si drejtor i Policisë së Shtetit shqiptar dhe më parë, si drejtor i Zyrës kundër Terrorizmit”, thuhet në një postim në rrjetet sociale të ambasadës amerikane.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAlibeaj: Shkarkimi i Nanos nuk e zgjidh situatën e kriminalitetit
Artikulli tjetërBordi i Transparencës: Çmimi i naftës 239 lekë