Ballina Flash

Policia Shkodër, 667 masa administrative

TIRANË, 25 gusht /ATSH-I.Vata/ Policia Rrugore e Shkodrës gjatë një jave ka vendosur 667 masa administrative, për shkelje të ndryshme të qarkullimit rrugor.

Gjithashtu si rezultat i shtimit të kontrolleve në kuadër të masave të ndërmarra për mbarëvajtjen e sezonit turistik, Policia ka pezulluar 9 leje drejtimi, nga këto 6 leje drejtimi për tejkalim të normave të shpejtësisë, 2 leje drejtimi për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit dhe 1 leje për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore ka vendosur 667 masa administrative nga të cilat, 167 për parakalim të gabuar; 233 për tejkalim të normave të shpejtësisë; 30 për mospërdorim të rripit të sigurimit; 11 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit; 17 për mospërdorim të kaskave mbrojtëse; 22 për pushim mjeti në kundërshtim me sinjalistikën rrugore dhe 187 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Shkodrës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTOKIO- Kreu i policisë jep dorëheqjen pas vrasjes së Abe
Artikulli tjetër“Pre Louvre”, performancë live në sheshin “Skënderbej”