TIRANË, 25 gusht /ATSH-I.Vata/ Policia Rrugore e Shkodrës gjatë një jave ka vendosur 667 masa administrative, për shkelje të ndryshme të qarkullimit rrugor.
Gjithashtu si rezultat i shtimit të kontrolleve në kuadër të masave të ndërmarra për mbarëvajtjen e sezonit turistik, Policia ka pezulluar 9 leje drejtimi, nga këto 6 leje drejtimi për tejkalim të normave të shpejtësisë, 2 leje drejtimi për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit dhe 1 leje për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore ka vendosur 667 masa administrative nga të cilat, 167 për parakalim të gabuar; 233 për tejkalim të normave të shpejtësisë; 30 për mospërdorim të rripit të sigurimit; 11 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit; 17 për mospërdorim të kaskave mbrojtëse; 22 për pushim mjeti në kundërshtim me sinjalistikën rrugore dhe 187 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Shkodrës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
/r.e/
