Ballina Flash

“Pre Louvre”, performancë live në sheshin “Skënderbej”

TIRANË, 25 gusht/ATSH/ Pak ditë përpara hapjes së ekspozitës “Focus Art Fair”, në Carrousel du Louvre, Paris, artisti shqiptar Amarildo Ruçi ka ftuar të gjithë artdashësit, në një performancë live, të titulluar “Pre Louvre”.

Performanca u realizua në sheshin “Skënderbej”, si një moment feste dhe në shenjë falenderimi për të gjithë ata që e kanë ndihmuar Amarildo Ruçin në rrugëtimin e tij artistik.

Pak kohë më parë, vetë piktori por edhe ministrja e Kulturës, Margariti njoftuan se Amarildo ishte ftuar të merrte pjesë në ekspozitën “Focus Art Fair”, në Paris, nga data 1-4 shtator.

Performanca në sheshin “Skënderbej” u mundësua me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

“Gjithnjë e më shumë pranë artistëve të rinj”, shkruan ministrja Margariti, duke ndarë lajmin e ekspozitës në rrjetet sociale.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPolicia Shkodër, 667 masa administrative
Artikulli tjetërPD: Durrësi transferon mbetjet në Tiranë duke rënduar mbi taksat e qytetarëve