Ballina Flash

Rikonstruktohet shkolla “Avdi Metaj” në Fier

TIRANË, 22 gusht/ATSH/ Sigurimi i gjithë infrastrukturës së nevojshme në shkolla para nisjes së vitit të ri shkollor mbetet prioritet i bashkisë së Fierit.

Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi publikoi sot në rrjetet sociale foto nga një tjetër shkollë ku po kryhen ndërhyrjet e domosdoshme për të siguruar kushte më të mira për nxënësit dhe stafin mësimor.

Përveç ambienteve të brendshme në këtë shkollë është ndërhyrë edhe për sistemimin e  ambienteve sportive.

“Duke kryer të gjitha ndërhyrjet e nevojshme edhe në shkollën “Avdi Metaj”, në Peshtan Bregas. Me nisjen e vitit të ri shkollor edhe kjo shkollë do të mirëpresë nxënësit në kushte më të mira”, tha Subashi.
Subashi theksoi se, paralel po kryhen ndërhyrje në të gjitha godinat arsimore në territorin e bashkisë Fier, për t’i mundësuar nxënësve komoditetin e nevojshëm, për një proces sa më të mirë mësimor.

/m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakA janë makinat elektrike vërtet ekologjike?
Artikulli tjetërNumri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri, rritje me 9.6 % në 2021-shin