TOKIO, 21 gusht /ATSH-ANSA/ – Kryeministri japonez Fumio Kishida rezultoi pozitiv me Covid-19, pas një testi të kryer sot.
Zyra e kryeministrit japonez tha se Kishida ka filluar të përjetojë simptoma të lehta, me pak temperaturë dhe kollë.
Dje në mbrëmje, kryeministri 65-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në rezidencën zyrtare në Tokio, ishte kthyer nga pushimet njëjavore me familjen./ a.jor.























