Ballina Flash

Përfundon takimi mes Vuçiç dhe përfaqësuesve të serbëve nga Kosova

PRISHTINË, 21 gusht /ATSH/ Ka përfunduar takimi mes presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe përfaqësuesve të serbëve nga Kosova, ku është diskutuar për negociatat e zhvilluara në Bruksel.

Në takimin që u mbajt në Beograd, morën pjesë edhe kryeministrja Ana Brnabiq, ministri i Financave, Sinisha Mali, drejtori i Zyrës së ashtuquajtur për Kosovë, Petar Petkoviq, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, nënkryetarët e LS, Igor Simiq, Dalibor Jevtiq, Milan Radoiçiç dhe kryetarë komunash nga veriu i Kosovës.

Pas takimit me përfaqësuesit e serbëve nuk pati deklaratë për media, por Vuçiç pritet të mbajë një adresim drejtuar kombit më vonë gjatë ditës.

Vuçiç tha të enjten nga Brukseli se ishte një ditë e vështirë për Serbinë dhe se ai do të vazhdojë të luftojë për paqe dhe stabilitet.

Drejtori i Zyrës së ashtuquajtur për Kosovën, Petar Petkoviq, duke paralajmëruar fjalimin e presidentit, tha se do të jetë “një nga fjalimet e tij më të rëndësishme”, në të cilën do të flasë për sjelljen e Kurtit në Bruksel, si dhe për situatën aktuale, dialogun dhe propozimet.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Kryeministri japonez Kishida rezulton pozitiv
Artikulli tjetërBRUKSEL – Estonia propozon paketën e tetë të sanksioneve kundër Rusisë