Ballina Flash

Ngjarja në Gramsh, reagon Qeveria e Kosovës

PRISHTINË, 21 gusht /ATSH/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në emër të Qeverisë, ka dënuar incidentin në Uzinën ushtarake në Gramsh të Shqipërisë, ku dy shtetas me pasaporta ruse dhe një ukrainase kanë tentuar të hyjnë mbrëmë.

Qeveria nëpërmjet një njoftimi për medie u ka uruar shërim të shpejtë dy ushtarakëve shqiptarë të lënduar nga sulmi me sprej neoparalizues.

“Ministria jonë e Mbrojtjes, është në kontakt me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë. Urojmë që hetimet që po vijojnë nga autoritetet e Shqipërisë të zbardhin sa më shpejtë rrethanat e ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPolicia në një javë, 21 operacione për parandalimin e ngjarjeve kriminale
Artikulli tjetërCOVID-19 – Kryeministri japonez Kishida rezulton pozitiv