Ballina Ekonomi

Gjiknuri: Nis puna për ndërtimin e Automotoparkut të Elbasanit

TIRANË, 11 gusht /ATSH-I.Vata/ Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri deklaroi sot se kantieri i parë për ndërtimin e Automotoparkut të Elbasanit është gati.

Ai theksoi se ka nisur puna për argjinaturën dhe pritat lumore të Automotoparkut.

“Automotoparku i Elbasanit. Ja dhe kantieri i parë i argjinaturës dhe pritave lumore të Automoto parkut të parë shqiptar është gati, pjesë e një projekti me rëndësi madhore për Elbasanin dhe Shqipërinë, që do të ketë një impakt të shumanshëm në zhvillimin e infrastrukturës, ekonomisë dhe turizmit”, u shpreh ai.

Automotoparku i i Elbasanit, i pari në Shqipëri, i cili po ndërtohet në Elbasan, po  materializohet nën kujdesin e vetë FIA-s.

Automotoparku i i Elbasanit do jetë me pistë 5 km dhe një sipërfaqe prej 500,000+ m2 në qytetin e Elbasanit, sipas standardeve të FIA, FIM dhe CIK. Do të përmbajë qendër eventesh, muze e atelier RETRO, drag strip me gjatësi 1.2 km në kushte sigurie, autodrom dhe kartodrom, akademi motosporti dhe akademi edukimi mbi sigurinë rrugore, poligone profesionale testimi, pistë jashtë rruge, helipad dhe zonë sportive mjetesh ajrore ultra të lehta.

Projekti po financohet nga fondet e DPSHTRR-MIE në bashkëpunim me bashkinë e Elbasanit dhe me mbështetjen e qeverisë shqiptare.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë, 1 humbje jete dhe 780 raste të reja me COVID-19
Artikulli tjetërNjë figurinë e Zelenskyt edhe për bamirësi